Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Turqia e bllokon qasjen në Instagram, s’tregon arsyen

Gazeta10
02 Gusht 2024 - 13:07

Turqia ka bllokuar qasjen në platformën e mediave sociale, Instagram.

Lajmin e ka bërë të ditur rregullatori i Teknologjisë së Informacionit në vend, por duke mos dhënë një arsye apo një afat kohor për bllokimin.

Zyrtari turk i komunikimeve Fahrettin Altun, e kritikoi platformën për atë që ai e cilësoi si vendimin për të bllokuar postimet në të cilat bëheshin ngushëllime për vrasjen e Ismail Haniyeh, zyrtar kyç i grupit militant palestinez, Hamas.

“Kjo është censurë, pastër dhe thjesht,” teksa shtoi se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të politikave për veprimin e tij.”

Vendimin, Autoriteti i Teknologjisë dhe Komunikimit në Turqi, e publikoi në ueb sajtin e tij më 2 gusht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.