Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Turqia uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë, e falenderon në shqip për mbështetjen

Gazeta10
17 February 2023 - 9:01

Turqia ka uruar Kosovën për nderë të 15-vjetorit të Shpalljes se Pavarësisë, raporton Gazeta10.

Përmes një postimi në Twitter, ministria e Jashtme turke tha se i janë mirënjohës popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.

“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira”.

“Faleminderit!”, ka shkruar ministria në gjuhën shqipe.

Kosova ka qenë ndër vendet e para që i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar. Kontegjentë të FSK-së kanë ndihmuar në gërmime, duke shpëtuar nga rrënojat disa persona./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.