Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U arrestua në Merdare me 1 milion euro, pezullohet nga detyra polici i Tiranës

Gazeta10
25 February 2026 - 14:01

Punonjësi i Policisë në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar në pikën kufitare të Merdares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Një ditë më parë autoritetet e pikës kufitare të Merdarës zbuluan se në automjetin më të cilin udhëtonte i riu ishin fshehur 1 milion euro.

A2 CNN raporton se Kaziu ishte larguar një ditë më parë në drejtim të Kosovës, pasi ka mbyllur shërbimin e natës dhe në vijim kishte 2 ditë pushimi.

Ai nuk ka njoftuar drejtuesit e tij se do dilte jashtë kufirit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.