Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“U bëmë horë, shpallni zgjedhjet”- Vëllai i Rexhep Selimit me kërkesë për Kurtin

Gazeta10
13 July 2023 - 18:16

Pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës sapo ka reaguar edhe vëllai i ish deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, Ramadan Selimi, raporton Gazeta10.

Selimi ka kërkuar që të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme sepse siç ka shkruar ai “u bëmë horë, nuk mbahet shpia me zor”.

Kujtojmë se Rexhep Selimi ishte shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes para se të shkonte në Hagë si i akuzuar nga Gjykata Speciale.

Atë e kishte zëvendësuar në këtë pozitë, Mimoza Kusari Lila të cilës ditëve të fundit i dolën audio-incizimet e bisedës që kishte pasur një vit me parë me ish deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.