Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

U hodh nga kati dytë i shkollës, e mitura dhunohej nga prindërit me probleme mendore

Gazeta10
08 January 2024 - 23:16

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Elbasan ku një adoleshente u hodh nga kati i dytë i gjimnazit.

E mitura është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor të cilët e dhunonin. Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Disa psikologë po merren me rastin, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë.

Pasi policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës, u mësua se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.

Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.