
Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram do të jetë jashtë fushave për dy javët e ardhshme.
Sulmuesi francez pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Atletico Madridit, e vlefshme për fazën e 1/8-ës së finales të Ligës së Kampionëve.
Thuram nuk do të jetë në dispozicionin e Simone Izahgit për dy ndeshjet e radhës, por do të luajë në ndeshjen e kthimit kundër Atleticos.
Francezi lujati vetëm 45 minuta në sfidën ndaj Atleticos, teksa skuadra e tij Interi e fitoi këtë ballafaqim me rezultat 1-0.
26-vjeçari erdhi te Interi si transfer i lirë dhe konsiderohet si njëri nga transferimet më të qëlluara në verën e kaluar.
Reprezentuesi francez ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 34 ndeshje të luajtura me “Nerazzurët” këtë edicion.
Ai ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2028 dhe vlera e tij në treg është rreth 55 milionë euro.
Interi është lider i tabelës në Serie A me nëntë pikë më shumë se ndjekësit e tyre, Juventusi.