Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U lëndua rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

Gazeta10
16 July 2026 - 23:24

Ka ndërruar jetë 7-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë në një aksident automobilistik të ndodhur pak ditë më parë në Fier.

Aksidenti ndodhi në unazën e qytetit të Fierit, ku automjeti me të cilin udhëtonte e mitura humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese.

Pas përplasjes, 7-vjeçarja u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të rënda të marra.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, e mitura nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e së enjtes.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe në komunitetin fierak, ndërsa pritet që autoritetet të vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit./tvklan.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.