Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U nda nga jeta Sahit Jashari, ndër bashkëluftëtarët e ngushtë të Adem Jasharit

Gazeta10
11 June 2026 - 23:00

U nda nga jeta Sahit Jashari, njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte njërit ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ishte nga Prekazi dhe ishte ndër bashkëluftëtarët e ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Lajmin në rrjete sociale e kumtoi familja Jashari.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë dashamirët se ka ndërruar jetë babai ynë, Sahit Jashari.

Babin do ta kujtojmë gjithmonë me krenari për veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut, për guximin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

Për kohën dhe vendin e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin mortor të familjes Jashari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.