Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U plagos në Prizren, një i ri vdes rrugës për në spitalin e Kukësit

Gazeta10
03 January 2023 - 9:36

Një 31-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur rrugës për në spitalin rajonal të Kukësit në mëngjesin e së martës, pas plagosjes në Prizren, sipas një njoftimi të Policisë së Shqipërisë.

V.C., sipas Policisë së Shtetit, bashkë me R.Sh. (të dy shtetas të Shqipërisë) dyshohet se ishin plagosur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovarë.

“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A. B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit.

Sipas deklarimeve të para të A.B., që i ka transportuar të plagosur për në spital, ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Dyshohet se në momentin kur të tre po largoheshin me veturë, D.H. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Kosovës dhe po shkëmbejnë informacione.

Policia e Kosovës ka thënë se po merret me rastin e se deri më tani janë intervistuar disa dëshmitarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.