Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U propozua për Presidente në një proces të kontestuar, vëllai i Feride Rushitit bëri një postim në Facebook

Gazeta10
28 Prill 2026 - 12:06

Feride Rushiti, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) është njëra prej kandidateve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente të vendit.

Pavarësisht se partia në pushtet po e zhvillon e vetme këtë procedurë të zgjedhjes së Presidentit që nisi mbrëmë dhe që u konsiderua si cenim i rendit kushtetues të vendit nga njohës të Kushtetutës dhe organizata joqeveritare, vëllai i Feride Rushitit është krenar për motrën.

Ylber Rushiti publikoi mbrëmë një fotografi me motrën.

“Krenar me ty motër”, shkroi ai.

Mbrëmë, në seancën ku morën pjesë vetëm 64 deputetë, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga LVV: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Rushiti mori shumicën e votave, por të pavlefshme për sa kohë në votim nuk marrin pjesë së paku 80 deputetë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.