
Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka komentuar deklarimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili u ka thënë qytetarëve se po e thërrasin “Albin Baba” sepse po duan t’ia japin fëmijët e tyre për t’ua rritur ai.
Zeqiri ka thënë se Kurti po e fyen inteligjencën e popullit të Kosovës.
“Kryeministri s’duhet me dhanë fjalë publike se unë jua rriti fëmijët se unë jau siguroj fëmijët. Është ka e fyen inteligjencën e kësaj popullate”, ka thënë Zeqiri.
Sipas Zeqirit, Kurti po bën hajgare me qytetarët.
“E ka krejt gabim sepse s’po ka çka me qitë para qytetarëve. Ai me qytetarin po bën hajgare”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/