
Ka filluar protesta e qyetetarëve të mbledhur para zyreve të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Aty po qëndron që nga dita e djeshme ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili u lejua të vinte në Kosovë pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçi.
“UÇK e Hashim Thaçi” , “President ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke” janë thirrjet e tyre.
Protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë”.
