Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

UDB dhe spiunimi?! – Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi bën dallimin

Gazeta10
05 Qershor 2024 - 21:37

Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.

Arrestimi i tyre ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka bërë dallimin e UDB-së dhe spiunimit.

“Një sqarim rreth termit UDB-sh dhe spiunëve. Punëtorët që kanë punuar oficer të UDB-së që kanë qenë zyrtarë dhe punëtorë operativ janë diçka tjetër me ata që janë bashkëpunëtorë të fshehtë. Kjo pra duhet të dallohet, ata që kanë qenë punëtorë dhe kanë punuar në Sekretariatin Krahinorë të Punëve të Brendshme dihen me emër e mbiemër. Ndërsa rrejti informativ, rrejti sekret që është puna kryesore e një shërbimi, ata janë njerëzit tanë, vëllezërit tanë, kusheritë tanë, dajallarët, kolegët tanë në punë, pra është ai rreth”, ka thënë Kajtazi në sqarimin e tij.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.