Skuadra e Ballkanit të enjten do të zhvillojë ndeshjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë Sivassporin, raporton Gazeta10.
UEFA tashmë ka deleguar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë takim.
Referi austriak, Manuel Schuettengruber, do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjes.
Ndihmësit e Schuettengruber do të jenë Roland Brandner dhe Robert Steinacher, ndërsa refer i katërt do të jetë Stefan Ebner.
Ndeshja Ballkani – Sivasspor do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00.
Në ndeshjen e kaluar mes këtyre dy ekipeve, Therandasit triumfuan me rezultat 4-3.
Ballkani aktualisht kryeson në Grupin G të Ligës së Konferencës, me katër pikë të grumbulluara pas tre ndeshjeve. /Gazeta10/