Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

UEFA shkruan për fitoren historike të Ballkanit

Gazeta10
26 Gusht 2022 - 17:29

Shtëpia më e madhe e futbollit UEFA i ka kushtuar një shkrim të veçantë skuadrës së Ballkanit që u bë ekipi i parë kosovar që garon në arenën evropiane, raporton Gazeta10.

“Ballkani u bë skuadra e parë nga Kosova që u kualifikua në fazën e grupeve të një kompeticioni të madh të klubeve të UEFA-s”, ka shkruar UEFA.

Klubet nga Kosova, Lituania dhe Lihtenshtajni do të përjetojnë për herë të parë fazën e grupeve të një gare të madhe klubesh të UEFA-s – gjë që mund të ndihmojë vetëm në rritjen e shikueshmërisë së futbollit në këto vende.

Krijimi i Ligës së Konferencës së Evropës ka qenë vendimtar për këtë zhvillim.

Përveç që u jep më shumë lojtarëve mundësinë për të përjetuar futbollin evropian, gjë që do t’i ndihmojë në zhvillimin e karrierës së tyre, kompeticioni u ka dhënë gjithashtu klubeve dhe tifozëve të tyre mundësinë të ëndërrojnë për të fituar një trofe evropian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.