Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se në fshatin Pasjak të komunës së Novobërdës rrjeti i kanalizimit është përzier me burimin e ujit të pijes.
Sipas banorëve që nga tetori i vitit të kaluar kur është shtruar rruga këtu ka një gypë i rrjetit të kanalizimit është dëmtuar.
“Gjendja është e tmerrshme veq mos me dal fëmija në rrugë, disa familjeve uji i ka hyrë edhe në shtëpi, kjo gjendje ështyë nga viti i kaluar, ne jemi ankuar edhe në komunë, nga komuna kanë ardh vetëm njëherë por që nuk është gjendur zgjidhja”, tha banori.
Më poshtë mund të ndiqni emisionin: