Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Uji në fshatin Penuh ‘- Bulliqi: Telashe që nga paslufta, kanë vendosur gypa jokualitativ

Gazeta10
10 January 2024 - 18:22

Qytetarërt e Podujevës po ballafaqohen me probleme me ujin e pijës, raporton Gazeta10.

Veqanërisht qytetarët e fshatit Penuh që nga paslufta kanë pasur probleme me ujin e pijës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tregoi se gjendja nuk është e mirë me ujin e pijes në Podujevë.

“Që është gjendja e keqe në Podujevë lidhur me ujin e pijës është mëse e vërtetë, cështja e ujësjellsit dhe furrnizimit me ujë nuk është në kompetencat e komunës, që nga viti i kaluar niveli lokal nuk ka të bëjë fare as me investimet që lidhen me cështjen e ujësjellsit”, tha ai në Kanal10.

Ai shton se fshati Penuh në Podujevë ka probleme me ujin e pijës që nga paslufta përshkak të vendosjes së gypave të ujit jo kualitativ./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.