Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ukaj: Masat e BE-së do të ndikojnë në ndaljen e fondeve të IPA-s dhe investimeve të huaja

Gazeta10
03 July 2023 - 18:55

Analisti politik, Fidan Ukaj ka vlerësuar se vendosja masave nga BE-ja kundër Kosovës është lajm i keq për Kosovën edhe në aspektin nderkombëtar, sepse e pozicionon shtetin tonë në listen e shteteve të sanksionuara, raporton Gazeta10.

Ai në emisionin “Info10”, në televizionin e gazetarëve, tha se pos aspektit të imazhit këto masa ndikojnë keq edhe në aspektin ekonomik, ndaljen e investimeve nga fondet e IPA-s dhe investitorëve të ndryshëm.

“Tani në një vend të sanksionuar nga BE-ja, sigurisht që investitorët do të mendohen edhe njëherë dhe do t’i drejtojnë në shtete tjera investimet e tyre. Këto masa janë imazh i keq për Kosovën dhe do të ndikojnë edhe në të ardhmen e saj integruese”, tha Ukaj.

Ai tutje tha se deri të kjo situatë kemi ardhur nga politika e Vuçiqit i cili duke i tërhequr kryetarët në veri, policinë dhe përmes strukturave paralele krijoi tensione në veri.

Ukaj vlerësoi po ashtu se BE-ja në mënyrë të padrejtë po ndëshkon shtetin që po dëshiron të shtrijë sovranitetin e tij në pjesën veriore dhe po amnistron Serbinë si shkaktarin e situatës në veri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.