
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve është i kundërligjshëm, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kjo dihet edhe nga një jurist me njohuri elementare.
Më tej, ai ka thënë se ky vendim nuk do të gjejë zbatim sepse nuk mund të zbatohet një vendim i kundërligjshëm.
Këtu keni statusin e plotë:
“Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Qeverisë per uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem.
Ky vendim nuk ka me gjetë zbatim. Nuk mundet mu zbatu nje vendim i kunderligjshem.
Më vjen keq per Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e keshillojne në çeshtje te drejtesise. Keta nuk ia dojne te miren Kryeministrit. Te njejtit nuk duhet me vene ne situata te tilla Kryeministrin”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10