Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Projektligji për pagat rrezikon të shkojë në Kushtetuese

Gazeta10
09 October 2022 - 18:54

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Nëse nuk pëson ndryshime, projektligji aktual për pagat pritet të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese, pasi me versionin aktual, ulen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Njohësit e sistemit të drejtësisë këtë akt e quajnë cenim të pavarësisë së sistemit gjyqësorë. Me versionin e tanishëm, projektligji për pagat ka ngjallur pakënaqësi edhe tek arsimtarët, shkruan Kanal10.

Ndonëse Ligji i Pagave synon rregullimin e pagave për punonjësit e sektorit publik, ky dokument rrezikon të shkoj në Kushtetuese.

Sipas njohësve të drejtësisë, me koeficientin e vendosur, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve u zbriten pagat.

Ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se aktvendimi i Kushtetueses përcakton qartë se ku duhet të ketë intervenim për Ligjin e Pagave.

Çdo ulje e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas avokatit Yll Zeka, është cenim i pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Por me versionin aktual të Ligjit të Pagave, nuk po kanë pakënaqësi vetëm sistemi gjyqësore, por edhe ai i arsimit.

Rritja e 15% e pagave për mësimdhënësve nuk po del të jetë e mjaftueshme për këta të fundit.

Shqetësime për rritjen e pagave sipas projektligjit aktual ka pasur gjatë muajve të fundit edhe nga deputetët e opozitës, dhe njohësit e këtyre çështjeve, për çka kanë thënë se kriza ekonomike me inflacionin, e bënë projektligjin të pa mjaftueshëm. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.