Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ulutash takohet me shefin e Komandos së Mbrojtjes së Finlandës, flasin për sigurinë dhe dialogun Kosovë – Serbi

Gazeta10
25 July 2024 - 15:19

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar sot në Prishtinë me shefin e Komandos së Mbrojtjes së Republikës së Finlandës, gjenerallejtënant Vesa Virtanen.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se Ulutash dhe Virtanen kanë shkëmbyer mendime mbi tendencat më të fundit të sigurisë, përfshirë aktivitetet e KFOR-it dhe mbështetjen e përditshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Komandanti i misionit #KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me shefin e Komandës së Mbrojtjes së Republikës së Finlandës, gjenerallejtënant Vesa Virtanen, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Ata shkëmbyen mendime mbi tendencat më të fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e përditshme për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Gjeneralmajor Ulutaş përshëndeti kontributin e gjatë të Finlandës për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.