Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Unë i tham vetit kogja burrë” – Agim Bahtiri thumbon Bedri Hamzën

Gazeta10
31 August 2023 - 8:49

Në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin, në Kanal 10, ish kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka refuzuar të flasë për kryetarin aktual të komunës, Bedri Hamza duke thënë se janë qytetarët ata që vlerësojnë punën e tij dhe meqë ka qenë kundërkanditati i tij në zgjedhje, nuk dëshiron të flasë, raporton Gazeta10.

“Unë i tham vetit kogja burrë, mundohna të jem burrë i fuqishëm qysh e ka zakoni dhe unë nuk flas për të as edhe një pikë të dobët”, tha Bahtiri.

Bahtiri tutje ka thënë se kryetari aktual Bedri Hamza ka folur disa të pavërteta për të por që ai nuk dëshiron të flasë për Hamzën.

Ai tutje foli edhe për kohën kur kishte ardhur në pushtet në Mitrovicë, duke thënë se ndryshimi që ka ndodhë në Mitrovicë rrallëherë ka me ndodhë ndonjëherë.

“Të gjeturat e qeverisjes së kaluar kanë qenë të shumta, edhe auditori i ka gjetë pjesën ku i ka prek financat që duhet menjëherë prokuroria me nis hetimet, unë asnjëherë nuk i kam paraqitë, unë e kam kqyrë vetëm punën time dhe secili le të kqyrë punën e vet, menaxhimin e vet, ndershmërinë e vet dhe vullnetin e madh që e kam pas për këtë vend”, tha Bahtiri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.