Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Unë nuk po frikësohem, ti je frikësuar”, Dafina i reagon Majkut

Gazeta10
14 December 2022 - 14:05

Majk dhe Dafina Zeqiri së fundi kanë prishur raportet e tyre, raporton Gazeta10.

Shkak është bërë një përgjigje që ka dhënë reperi në “Zemër Luna”, ku në sfidën e paintball, ai duhet të qëllonte një nga kolegët e tij.

Teksa i është bërë pyetja, se cilin prej atyre në tabelë nuk do e krahasonte me veten e tij, Majk ka qëlluar Dafinën, duke e justifikuar se ajo është femër, kështu që nuk mund të krahasohet me Majk – duke mos zgjedhur Erën ose Taynën.

Pas kësaj ka reaguar edhe vet këngëtarja në një postim në Instagram.

“Unë nuk po frikësohem, ti je i frikësuar. Ka një ndryshim. Unë nuk jam e keqe, as agresive, jam e sinqertë dhe këmbëngulëse dhe kjo të bën mos të ndihesh rehat. Dhe nuk jam unë që të bën mos të ndihesh rehat, por PREZENCA ime sfidon rehatin tënd. Nuk do jem më ‘pak’ që ti te ndihesh më mirë me veten tënde”, shkruante në postimin e Dafinës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.