Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

United i vihet pas Pickfordit

Gazeta10
12 June 2023 - 15:57

Duke parë formën e luhatshme të David de Gea, Manchester United është vënë pas disa emrave për pozitën e portierit.

Emri i Jordan Pickford është ndër më të përfolurit, me “Djajtë e Kuq” që kanë shprehur interesim të madh për nënshkrimin e tij.

Është bërë e ditur se Manchester United ka bërë gati ofertën prej 30 milionë eurove, në mënyrë që ta bind Evertonin për ta liruar portierin anglez.

Përveç Manchester United, interesim për portierin e Evertonit ka shfaqur edhe Tottenham, i cili po ashtu po kërkon që të zëvendësojë Hugo Llorisin në portë.

29-vjeçari ka zhvilluar 38 paraqitje me Evertonin këtë edicion të garave, gjersa pjesë e këtij klubi është që nga viti 2017.

Pickford ka kontratë me Evertonin deri në verën e vitit 2027.

Portieri 29-vjeçar gjithashtu është edhe numri një i kombëtares së Anglisë, duke regjistruar 52 paraqitje me fanelën e “Tre Luanëve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.