
Asamblistja në kuvendin komunal në Mitrovicën e veriut, Aida Doli ka treguar në Info10 në Kanal10 se pavarësisht situatave të tensionuara politike në Veri, ajo asnjëherë nuk ka hequr dorë nga prona e saj në atë pjesë të vendit.
“Unë do t’i mbrojë gjithmonë interesat e qytetarëve të atij vendi, që ka refuzuar me shitë shtëpinë e vet, ka refuzuar me jetu në Jug. Urat na bashkojnë, nuk na ndajnë.”, u shpreh Doli.
Ajo me krenari ka folur rreth kërkesave të shumta që pranon me lehtësi nga qytetarët serb të veriut për t’i zgjidhur problemet e tyre.
Doli ka përmendur edhe kërcënimet e shumta që komuniteti serb merr nëse ata e shfaqin gjendjen e tyre para kamerave, shkruan Gazeta10.
“Unë jetojë këtu. Lista Serbe nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve serbë në veri. Qytetarët serbë vazhdimisht bëjnë kërkesa te asamblistat shqiptarë. Na besojnë më shumë se shumica e shqiptarëve që na besojnë. Ata kanë kërkesa të shumta, një ndër ta është edhe lirimi i Urës së Ibrit për mjete motorike. Nëse i pyet në prani të kamerave, ata hezitojnë të flasin sepse kërcënohen me largim nga vendet pune. Qytetarët serb në veri vazhdimisht pajisjen me dokumente të Kosovës.”, tha Doli në Info10./Gazeta10