Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ushqimi për FSK-në, kundërpërgjigjet Berisha: Dugolli dhe Bajqinovci i VV-së s’kanë njohuri

Gazeta10
14 Tetor 2024 - 20:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha u është përgjigjur kritikave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit dhe Mefail Bajqinovcit, të cilët kanë thënë se Ministria e Mbrojtjes ka inicuar procedurat për ngritjen e kapaciteteve vetanake për furnizimin me ushqim dhe se opozita ka bërë propagandë në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës.

Berisha në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se deklaratat e tyre nuk janë relevante, meqë sipas tij, asnjëri prej tyre nuk kanë njohuri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Shumë pak rëndësi ka çka thonë ata, se s’kanë njohuri. Kjo kategori mendojnë që ushtria është veç një forcë, kur e merr një pushkë edhe rri gatitu. Ai është elementi më i vogël, është shkencë, është studim”, tha Berisha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.