Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët e Kosovës trajnohen në Shqipëri

Gazeta10
20 January 2023 - 17:58

Komandot e rinj të FSK-së trajnohen me vëllezërit e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për njësitë elitë të forcave.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se pas rreth 14 javësh trajnimi intensiv, kandidatët për beretën blu “komando”, realizuan sot me sukses përfundimin e kursit me të njëjtin emër.

“Komandot tona, gjatë këtij kursi tejet sfidues treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira duke demonstruar veprime luftimi me armatim dhe veprime trup me trup. Pjesë të programit të këtij kursi ishin vrapimet të shtigje të gjata me pajime, mbijetesë, alpinizëm në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë. Mirënjohje dhe falënderim për Batalionin Komando dhe urime për të gjithë beretat blu. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 October 2026
Lajme
02 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.