Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët italianë të KFOR-it me stërvitje intensive për kontrollin e turmës dhe trazirave

Gazeta10
21 January 2025 - 9:54

Ushtarët italianë nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it kanë kryer stërvitje intensive të kontrollit të turmës dhe trazirave (CRC), të trajnuar nga kolegët e tyre hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it.

Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në Facebook të misionit të NATO-s në Kosovë, raporton Gazeta10.

“Ky lloj trajnimi vendos një fokus të veçantë në menaxhimin e frikës nga zjarri (Firephobia) dhe në përvetësimin e teknikave për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga flakët.

KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin “bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet më tej në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.