Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Ushtrim ndikimi – Dy të arrestuar për dallavere me grante

Gazeta10
16 Janar 2023 - 22:16

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për “ushtrim ndikimi”.

Sektori anti-korrupsion i Policisë ka njoftuar se të hënën ka bërë arrestimin e të dyshuarve. Ata dyshohet se kanë pranuar shuma të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të Kosovës, me premtimin se do të ushtrojnë ndikimin për futjen e dy aplikuesve për grante në listën e përfituesve në atë ministri.

Madje Policia ka treguar se dy të dyshuarit janë zënë në flagrancë duke kryer veprën.

“Dyshohet se të njëjtit kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të RKS-së, me premtimin se do të ushtrojnë ndikimin për futjen e dy aplikuesve për grante në listën e përfituesve në atë ministri. Lidhur me rastin dy personat e dyshuar janë arrestuar në flagrancë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të lartcekur, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren me autorizimin e prokurorit kompetent”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.