
Trajneri i futbollit dhe deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, Bylbyl Sokoli i ftuar sonte në emisionin Hambari foli edhe për vajzat sportiste, të cilat po vazhdojnë me sukses rrugëtimet e tyre ndërkombëtare.
Se si nisi ky rrugëtimi, Sokoli nuk e la pa i përmendur ato që shtetit të Kosovës i dhuruan medalje.
“Nëse flasim për sport kulminant, janë vajzat e Kosovës që po arrijnë medalje olimpike. Këtë e ka arrit së pari Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova. Këta janë kampion olimpik, me shumë medalje për të cilat m burremi”, tha ai.