
Ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në emisionin Gazeta reagoi lidhur me zhvillimet e fundit dhe debatet që lidhen me incidentin për të cilin po aludohet emri i Sami Lushtakut.
Hoxha tha se përdorimi i gjuhës degraduese në politikë është i dëmshëm për shoqërinë dhe duhet të marrë fund.
“Unë po besoj se edhe politika e përdorimit të këtij fjalori degradues është shumë e dëmshme dhe do të duhej të merrte fund njëherë e përgjithmonë, por natyrshëm që duhet dënuar edhe përdorimi i dhunës nga kushdo qoftë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se aktualisht nuk ka parë informacione zyrtare që e lidhin drejtpërdrejt Sami Lushtakun me rastin.
“Po aludohet për Lushtakun, sepse zyrtarisht nuk ka informacione. Mbrëmë ishin ndaluar dy persona dhe tashmë janë liruar edhe ata”, tha Hoxha.
Sipas tij, drejtësia duhet të japë fjalën përfundimtare për rastin, ndërsa intervistimi eventual i Lushtakut nuk duhet parë si problematik.
“Drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet. Edhe Lushtakut do t’i konvenojë epilogu përfundimtar dhe nuk ka asgjë të keqe nëse do të intervistohet dhe do të intervistohet”, u shpreh ish-ministri.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/fvP9j0G6Dio