Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Valdet Hoxha: Incidenti lidhet drejtpërdrejt me klimën e fushatës zgjedhore

Gazeta10
15 May 2026 - 18:58

Ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në emisionin Gazeta tha se  ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes incidentit të fundit dhe gjuhës së përdorur gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë.

Sipas tij, fushatat zgjedhore ndër vite kanë qenë të tensionuara dhe të shoqëruara me gjuhë ofenduese mes partive politike.

“Po, pashmangshëm se ka një lidhje direkte mes incidentit, po e quaj ashtu, dhe fushatës zgjedhore, sepse edhe në të kaluarën e afërt fushatat kanë qenë të nxehta, kanë qenë dinamike dhe janë përdorur shumë terma ofendues nga njëra palë tek tjetra. Kryesisht, për fat të keq, nga partia e parë në shumicën e rasteve, nga lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti”, tha  Hoxha në Gazeta.

Ai shtoi se një gjuhë e tillë politike krijon ndarje në shoqëri dhe ndikon edhe tek qytetarët.

“Kjo pashmangshëm krijon perceptim të një problematike, të një ndarjeje shoqërore dhe natyrshëm pastaj qytetarët, të cilët nuk janë të gjithë në nivelin e kryeministrit sa i përket artikulimit politik, mund të veprojnë duke menduar se po bëjnë mirë, në këtë rast mbrojtjen e Sami Lushtaku”, u shpreh ai.

Deklarata e  plotë: https://youtu.be/fvP9j0G6Dio

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.