Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Valë e madhe kritikash ndaj ministres Gërvalla që akuzoi Rusinë për sulmin raketor ende pa u konfirmuar (Foto)

Gazeta10
16 November 2022 - 9:34

Reagimi i menjëhershëm i ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz rreth një sulmi të mundshëm raketor rus në Poloni duke akuzuar Rusinë – ka zgjuar një valë reagimesh dhe kritikash në Kosovë.

E një pjesë e komentuesve në rrjetin e saj Twitter, edhe janë talluar duke e konsideruar të pamatur deklaratën e saj për të ardhur në përfundime ende pa u konfirmuar prejardhja e raketave ruse.

Dy orë pas postimit të ministres, ishte vetë presidenti polak në një adresim për media që tha “nuk mund të thuhet asgjë pa u përfunduar të gjitha hetimet dhe rrethanat e këtij shpërthimi në kufi”.

Edhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare si Agon Maliqi, Donika Emini e të tjerë e kritikuan për këtë lëshim ministren.

Ndërkohë komentuesit kanë qenë edhe më të zëshëm, raporton Gazeta10.

Mos u gut bre se munden me qene raketa antiajrore te ukraines nga sistemi s300”, ka shkruar njëri.

Kurse një komentues tjetër “Regjia, nalnja mikrofonin…”“Kam mendu se ministrja jone e dashur, e ka pjekurine e duhur te perfaqsimit te shtetit tone ne arene nderkombetare” shkroi një tjetër plotë indinjatë.

Të martën pasdite, u raportua se dy raketa të prodhimit rus goditën një fshat në Poloni, shumë pranë kufirit me Ukrainën. Reagimi ishte i ashpër, por ende nuk është konfirmuar prejardhja e lëshimit të tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.