Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vanessa Hoti, futbollistja më e re e kombëtares së Kosovës

Gazeta10
23 February 2024 - 19:18

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shtuar në radhët e saj edhe një futbolliste të re.

Bëhet fjalë për Vanessa Hotin, e cila nga tash mund të quhet lojtarja më e re e “Dardanëve”.

Hoti, 25-vjeçare, luan në pozitën e mesfushores dhe aktualisht është pjesë e skuadrës së Baselit në Zvicër.

Mesfushorja kosovare në këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje, në të cilat ka shënuar një gol.

Për Kosovën, Hoti refuzoi ftesën e kombëtares së Zvicrës.

Kosova te femrat do të luajë ditën e nesërme ndaj Estonisë, me ndeshjen që luhet në kuadër të miqësores dhe fillon nga ora 09:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.