Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Varane: Mund të kishim fituar

Gazeta10
18 December 2022 - 20:28

Mbrojtësi i Francës, Raphael Varane, foli për “TF1” pas humbjes në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Ai ka thënë se ndeshja ishte jashtëzakonisht e paparashikueshme dhe Franca shumë lehtë mund të kishte dalë fituese nga ky ballafaqim.

“Padyshim që jemi shumë të zhgënjyer, dhamë gjithçka. Na u desh të përballeshim me shumë pengesa gjatë lojës, nuk u dorëzuam. Mund të kishim fituar edhe ne. Jam shumë krenar për këtë grup dhe që jam francez. E mbajmë kokën lart. Ne u kthyem në këtë ndeshje kur ishte e ndërlikuar. U luajt shumë shpejt, pastaj fizikisht ishim më mirë. Ne shtymë dhe besuam deri në fund. Për pak e përmbysëm një lojë që filloi keq. Rruga ishte e vështirë por në këtë grup kishte forcë mendore dhe shumë zemër. Kjo na lejoi të ktheheshim në lojë. Jemi të zhgënjyer por edhe krenarë”, tha në fund Varane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.