Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Varhelyi: Lajm i mirë për serbët e Kosovës propozimi që të lëvizin pa viza me pasporta serbe

Gazeta10
10 April 2024 - 0:05

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se propozimi për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta serbe është mbështetur nga Parlamenti Evropian, si dhe nga Komiteti për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian.

Ai këtë e ka quajtur lajm të mirë për serbët e Kosovës.

Më tutje, ai ka thëë se është hap i madh që i gjithë Ballkani Perëndimor të udhëtojë pa viza.

“Lajm i mirë për serbët e Kosovës! Propozimi ynë për të lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe të Kosovës u mbështet nga Parlamenti Europarl, Komiteti për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian. Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit pa viza për të gjithë #Ballkanin Perëndimor kur udhëtoni në BE”,ka shkruar ai në “X”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.