Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Varhelyi takon Rakiqin: Asociacioni parakusht për progres në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Gazeta10
25 May 2023 - 17:37

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka takuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, gjatë vizitës së tij në veri të Mitrovicës.

Varhelyi ka thënë se me Rakiqin kanë folur për formimin e Asociacionit, për të cilin ka thënë se është parakusht për normalizim të raporteve.

“Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizim dhe progres në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.

Varhelyi është takuar sot edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurtin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.