Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Varroset nëna e Bekë Berishës

Gazeta10
13 November 2024 - 15:27

Është varrosur nëna e deputetit Bekë Berishës, Xhylie Berisha.

Në varrimin e të ndjerës ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka postuar disa fotografi në Facebook nga momenti i dhimbshëm.

Ai thotë se e ndjera ishte një grua e urtë, nënë patriotike e atdhetare e cila tërë jetën ishte e angazhuar për lirinë e Kosovës.

“I dhamë lamtumirën e fundit nënës së kolegut tonë Bekë Berisha, Xhylie Berisha. E tërë familja Berisha ishte në ballë të luftës për liri. Shtëpia e familjes Berisha ishte çerdhe për shumë luftëtarë të UÇK-së. E ndjera ishte një grua e urtë, një nënë patriotike e atdhetare e cila tërë jetën ishte e angazhuar për lirinë e Kosovës.  Ngushëllime familjes atdhetare Berisha dhe miqve! U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.