Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdohet marrëveshja mes SHSKUK-së dhe policisë, për shërbimet ndaj personelit policor

Gazeta10
03 December 2024 - 14:53

Sot, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët, priti në një takim me përfaqësues nga SHSKUK-ja, të udhëhequr nga drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi.

Qëllim i takimit ishte vazhdimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të SHSKUK-së dhe PK-së për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe rekrutët (kadetët policorë).

Ky memorandum u nënshkrua sot më 3.12.2024 nga drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe nga drejtori i SHSKUK-së z. Elvir Azizi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.