
Në Kosovë po vazhdojnë grevat e filluar nga punëtorët e arsimit dhe ata të shërbimit civil, raporton Gazeta10.
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në një seri telefonatash me udhëheqës të arsimit dhe zyrtarë të tjerë, është konfirmuar se grevat po vazhdojnë në nivel vendi.
Po ashtu, Ministria e Financave nuk ka lëshuar pagat për grevistët por për dallim nga dje, punëtorët shëndetësor dhe zjarrëfikësit e kanë konfirmuar se pagat nuk janë lëshuar as për ta.
Pjesë e emisionit sot që kanë folur për grevat në vend, ka qënë një punëtore shëndetësore dhe një zjarrëfikës, kryetari i odës së mjekëve, Pleuart Sejdiu, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, drejtoresha e arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, si dhe zyrtarët e tjerë në komuna të tjera në Kosovë.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës është në një përplasje të hapur me grevistët në vend meqë të njejtëve ua ka ndalur pagat pasi ata kanë hyrë në grevë.
Opozita dhe shoqëria civile e ka kundërshtuar këtë konfrontim të qeverisë me grevistët duke e konsideruar si një veprim antiligjor dhe jodemokratik. / Gazeta10