
Në Prishtinë po protestohet edhe sot për rastin e 11-vjeçares, e cila dyshohet se është dhunuar nga 11 persona, raporton Gazeta10.
Protesta është duke u mbajtur para ndërtesës së qeverisë.
Para pak minutash përfaqësues të organizatave civile e kanë ndërprerë me fishëllima të bilbilave një konferencë për media të KGjK-së.
Arsyetimi i tyre ka qenë se ky këshill ka dështuar në këtë rast.
Në protestën që po mbahet aktualisht është përmes pankartave është duke u shprehur pakënaqësia e trajtimit të këtij problemi.
Po ashtu kërkesa specifike e protestave lidhur me këtë rast është e drejta e grave për të mbajtur sprej për vetëmbrojtje.