Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Gazeta10
28 March 2023 - 11:09

Në Dhomat e Specializuara vazhdonë gjykimi ndaj Pjetër Shalës i njohur si Komandant ‘Ujku’ me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë, raporton Gazeta10.

Gjatë ditës së djeshme ka dëshmuar dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë dhe Pjetër Shala nuk ishte prezent, ndërsa sot në seancë është edhe Pjetër Shala.

Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.

Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i njëjti u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.