Ballkani dhe Shkupi sonte do të luajnë ndeshje historike për të siguruar plasmanin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Për të përcjellur këtë përballje kanë shprehur interesim një numër i madh i tifozëve ku deri më tani kanë mbetur vetëm edhe 1000 bileta pa u shitur të cilat do të dalin në shitje sot nga ora 15:00.
Por para vendit ku do të shiten biletat është një fluks i madh i qytetarëve të cilët janë duke pritur në radhë për tu pajisur me biletë.
Ndeshja Ballkani – Shkupi starton me fillim nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Kanal10.