Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdon puna në qendrën “Orenda”, disa familjarë kërkojnë t’i largojnë banorët nga aty

Gazeta10
03 November 2022 - 19:32

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Një ditë pas arrestimit, tri infermieret që dyshohen se ushtruan dhunë ndaj  të moshuarës në qendrën Orenda, kanë dalë para Gjykatës Themelore në Pejë. Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim. E puna në qendrën e të moshurave ka vazhduar, derisa disa grupe inspektorësh kanë kontrolluar qendrën. Ndërkaq, të shpeshta kanë qenë vizitat e familjarëve, ku disa nga ta kanë kërkuar që t’i largojnë të afërmit e tyre nga aty, shkruan Kanal10.

Një ditë pas ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, vizitat e familjarëve ishin të shpeshta.

Bajram Pelaj, erdhi që të konsultohet me stafin për ta larguar motrën e tij, e cila trajtohej në këtë qendër për 7 muaj.

Kjo për shkak të shqetësimit që siç thotë ai iu krijua nga videoja ku shihej një infermiere, e cila ushtronte dhunë ndaj një të moshuare, kurse të tjerat qeshnin derisa e xhironin atë.

Ndërkaq, ekipe inspektorësh janë parë teksa hynin në qendër, por ata nuk pranuan të tregojnë se çfarë inspektorë janë.

Këtë të enjte punëtoret që dyshohen për abuzim ndaj të moshuarës, kanë dal para Gjykatës Themelore të Pejës, ku prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Nga prokuroria kanë thënë se deri më tani janë intervistuar një numër i madh i personave që lidhen me rastin e fundit, derisa tri infermieret janë arrestuar.

Ata kanë njoftuar se kanë angazhuar edhe neuro-psikiatër për të vlerësuar se moshuara është në gjendje të jap deklaratë.

Kanal10 ka pyetur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë nëse qendra Orenda është e licencuar. Të njëjtit kanë thënë se është e certifikuar nga Ministria e Financaver Punës dhe Transfereve. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.