
Pas një pauze disa orëshe dhe takimit të drejtuesve të partive që janë pro shkarkimit të Qeverisë në Malin e Zi, të drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq, ka nisur sërish seanca e Kuvendit.
Ndërkohë, Kryesia e Partisë Boshnjake në Malin e Zi, në bazë të rekomandimit të Komisionit Kryesor, në seancën e sotme ka marrë vendim që deputetët e BS-së të votojnë për mosbesim në Qeveri, ka bërë të ditur zëdhënësi i BS-së Adel Omeragiç.
Ai rikujton se kryetari i BS-së, Ervin Ibrahimoviç, në seancën e Qeverisë ka treguar qartë se një përcaktim i tillë i prioriteteve do të shkaktojë një krizë të fortë politike, të cilën po e shohim sot dhe e cila do ta ndalë rrugën tonë evropiane, si prioritet kyç i Qeverisë së 43-të”.
Nisma për t’i hequr votëbesimin qeverisë është kërkuar nga 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, të disa partive në koalicionin qeveritar dhe partive të tjera, për shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimin e tensioneve ndëretnike në vend./Gazeta10