Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Jemi të gatshëm si Qeveri dhe VV të ndihmojmë me çka dimë Prokurorinë

Gazeta10
05 November 2024 - 11:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 8-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit ka thënë se goditja e njëjtë edhe sot po vazhdon përmes drejtësisë që mungon.

Pas homazheve që bëri, Kurti ka thënë se si Qeveri dhe si Lëvizje Vetëvendosje janë të gatshëm që ta ndihmojnë Prokurorinë e Shtetit me atë çka dinë. Sipas Kurti, rasti i Astrit Deharit, tashmë është marrë në dorë nga prokurori i pestë, pasi siç tha ai katër të tjerët dolën në pension.

“Kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve, në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vite, katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit, të Astritit, por që të katër dolën në pension, pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë që e ka marr rastin”.

“Dhe si LVV, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, që ta ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë Prokurorinë e shtetit, për të sjellë drejtësi për Astritin dhe familjen e tij”, tha Kurti para gazetarëve.

Babai i Astritit, Avni Dehari tha se çështja është në duart e Prokurorisë. Ai deklaroi se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria disa herë të zbardhet ky rast, por këta të fundit e kanë konsideruar si ndërhyrje.

“Pushtetet janë të ndara dhe nuk kanë mundësi t’iu përzihen Prokurorisë. Kanë kërkuar shpesh herë si ministrja dhe kabineti i saj që të zbardhet këtë rast edhe atë e kanë konsideruar si ndërhyrje. Çështja e Astritit është në dorën e Prokurorisë që nga fillimi e deri më sot janë të njëjtit persona që kanë qenë 2016 dhe nuk kanë bërë diçka më tepër”, u shpreh Dehari.

Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij ku po mbahej në paraburgim në Prizren, i cili po akuzohej bashkë me pesë aktivistë tjerë për gjuajtjen e Kuvendit me zollë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.