Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdekja e futbollistit Erion Kajtazi, Haradinaj: I pikëlluar thellë për lajmin

Gazeta10
03 December 2022 - 18:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e futbollistit të Trepçës ’89, Erion Kajtazit, duke thënë se është i pikëlluar thellë për lajmin, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka ngushëlluar familjen Kajtazi si dhe kolegët dhe sportistët e këtij ekipi.

Këtu keni postimin e plotë:

“I pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen në moshë aq të re të futbollistit të FC Trepça ’89, Erion Kajtazi.

Ngushëllime familjes Kajtazi, kolegëve sportistë, FC Trepça ’89, dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.

U prehsh në paqe, Erion!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Erion Kajtazi ka vdekur para pak orësh në stadiumin A&N të Prizrenit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.