
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është nënshkruar në librin e zi me rastin e vdekjes së mbretëreshës britanike Elizabeth II.
“Ndërsa marrim pjesë sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, ne kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e saj, jo vetëm në Britaninë e Madhe, por në mbarë botën. U prefsh në paqe, Madhëria Juaj”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Mbretëresha britanike Elizabeth II ka ndërruar jetën në moshën 96-vjeçare, pas një mbretërimi 70-vjeçar. Varrimi i saj do të bëhet sot me pjesëmarrjen e 500 zyrtarëve të lartë nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe presidentja Vjosa Osmani. /Gazeta10