Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja e të ndaluarit në stacionin në Suharekë, IPK-ja rekomandon suspendimin e rreshterit dhe dy policëve

Gazeta10
04 July 2025 - 13:23

Ispektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter dhe dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor në Suharekë, pas vdekjes tragjike të një të ndaluari nën dyshimet për dhunë në familje.

Kjo kërkesë për suspendim vjen pasi viktima, sipas të dhënave dhe hetimeve preliminare, dyshohet se është vetë-ngufatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor.

“Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar.

Suspendimi i përkohshëm paraqet masë të përkohshme mbrojtëse, në funksion të dhe interes të garantimit të integritetit të hetimit që po zhvillohet lidhur me këtë rast, si dhe të shmangies së çdo ndikimi të mundshëm në procesin hetimor.

IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast që po trajtohet në këtë fazë si hetim i vdekjes.” – njoftoi IPK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.