Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdekje e dyshimtë| Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Gazeta10
03 February 2024 - 16:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta10.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se viktima është i gjinisë mashkullore dhe i njëjti është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën ‘Motrat Bejtullahu’.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 13:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, tha Elezaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.